Kisha Orthodhokse Ruse (KOR) nuk del kundër teknologjisë së trajtimit teknologjik të qelizave. Por disa aspekte të legjislacionit në këtë fushë kërkojnë sqarime megjithatë. Kështu e komentojnë në KOR thelbin e amendimeve në projektligjin “Mbi teknologjitë biomjekësore të qelizave”. Dokumenti, ka të ngjarë, të paraqitet në pranverë për shqyrtim në Dumën Shtetërore.

Projektligji pretendon të jetë dokumenti kryesor, që do të rregullojë rendin në marrjen dhe aplikimin në Rusi të qelizave të staminale (ose qelizat mëmë) për qëllime shkencore dhe mjekësore. Kjo teknologji është e aftë të garantojë një hop në kurimin e sëmundjeve onkologjike (të kancerit) dhe hematologjike (të gjakut), disa variante të diabetit dhe sëmundje të tjera të rënda. Qelizat staminale (ose qelizat mëmë) mund të nxirren nga palca kurrizore e një të rrituri, nga kërthiza, placenta, apo nga embrionet njerëzore në stadin fillestar të zhvillimit. Dy metodat e para praktikohen aktivisht sot, ndërsa e fundit ndalohet në SHBA, BE dhe në shumicën e vendeve të botës. Në Rusi ekziston, gjithashtu, moratoriumi ndaj përdorimit të embrioneve, por tani këtë normë planifikojnë ta fiksojnë në ligj. Ja çfarë i tha “Zërit të Rusisë”, Zëdhënësi i shtypit të degës së sinodit kishtar për bamirësinë dhe shërbimet sociale, Vasili Rulinskij:

- Kisha nuk del kundër përdorimit të qelizave staminale (ose qelizat mëmë), ajo del kundër përdorimit për qëllime të ndryshme të qelizave embrionale, ose qelizave të pjellës njerëzore. Këtu, përveç anës morale të çështjes, duhet parë edhe ana juridike. Në grupin e punës, që bëri amendimet, ne përfshimë qëllimisht përfaqësues të shkencës, biologë, studiues të biologjisë qelizore, juristë dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një qëndrim të pastër fetar.

Shumicave e amendimeve të KOR-së nuk bien në kundërshti me qëndrimet e Ministrisë së Shëndetësisë që ka përpunuar dokumentin. Ndërkohë shumë ekspertë mendojnë, se Kisha nuk duhet të përzihet gjatë kohës së hulumtimeve shkencore. Kështu, sipas versionit të KOR-së, ndalimi ndaj çdo manipulimi me embrionin presupozon edhe ndalimin ndaj klonimit riprodhues të tij. Ekspertët vërejnë, se pranimi i këtij amendimi mund t’i vërë kryqin shumë drejtimeve në mjekësi si dhe përpjekjeve për të zgjidhur problemin e shterpësisë. Por ndalimi në fjalë është në fuqi në shumë vende të botës, argumenton eksperti për të drejtën europiane të Akademisë Juridike të Moskës, Paul Kalinjiçenko:

- Ekzistojnë standarte ndërkombëtare. Klonimi riprodhues ndalohet në të gjitha vendet e BE-së, por ky ndalim nuk prek klonimin për qëllime terapie. Me fjalë të tjera, jo klonimin për të shumëfishuar njeriun, por për të nxjerrë në pah qelizat staminale (ose qelizat mëmë).

Diskutimi përreth propozimeve të KOR-së vërtetoi edhe njëherë, se debatet mbi përdorimin e embrioneve po kryhen, jo vetëm në laboratorët shkencorë. Në Britaninë e Madhe, në vendin e deles Dolli, klonuar më 1997, ndalimi i klonimit të njeriut hyri në fuqi pas 10 vjetë debatesh në gjyq.

Polina Çernica