Në Teheran sonte natën mbërriti delegacioni i inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA). Për dy ditë palët do të diskutojnë programin bërthamor të Iranit.

Detyrë kryesore e delegacionit është sqarimi i mundësive të prodhimit të armëve bërthamore nga ana e Iranit. Në Perëndim shkaktoi preokupim jashtëzakonisht serioz deklarata e Iranit mbi lançimin e programit për pasurimin e uraniumit deri në 20%. Shqetësim akoma më të madh shkaktuan njoftimet e paradokohshme në lidhje me planet e Teheranit për instalimin e disa mijëra centrifugave të gjeneratës së re për pasurimin e uraniumit.

0Megjithatë, Irani jo vetëm që ra dakort për vizitat e delegacioneve të ANEA-s në vend, por madje konfirmoi dhe gatishmërinë e vet për të rifilluar negociatat me “gjashtëshen” e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë (5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania) përkatësisht programit të tij bërthamor.