Deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi kanë mbetur plot 2 javë. Këtë të hënë, më 20 shkurt, në një nga gazetat mbarëruse u botua edhe një artikull tjetër i Kryeministrit rus Vladimir Putin. Kësaj here ai, si një nga kandidatët presidencialë, u përqendrua në çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e ushtrisë.

Artikulli i gjashtë programatik i Vladimir Putinit i është përkushtuar problemeve të sigurisë kombëtare të Rusisë. Ai vë në dukje, se “bota po ndryshon dhe në kushtet e krizës ekonomike dhe tronditjeve të tjera globale gjithmonë ekziston tundimi për zgjidhjen e problemeve vetiake në kurriz të të tjerëve, me anë të përdorimit të presionit të forcës ushtarake. Ndërsa kjo do të thotë se ne nuk duhet të tundojmë askënd me demonstrimin e dobësisë sonë”. Në artikullin e vet Putin faktikisht i jep përgjigje gjithë kritikëve të programit të drejtuar për riarmatimin e ushtrisë ruse dhe modernizimin e kompleksit ushtarako-industrial të vendit, për realizimin e të cilit janë planifikuar të shpenzohen rreth 23 trilionë rubla nga shteti. Vladimir Putin është mëse i bindur se këto detyra “janë adekuate me mundësitë e vendit”, ndërkohë që nuk bëhet fare fjalë për militarizimin e buxhetit rus.

Ai kujtoi në artikullin e vet, se për 12 vitet e fundit autoritetet arritën të kapërcejnë krizën në ushtri dhe të fillojë procesin e reformimit të saj. Që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar në dezhurn luftarak në Rusi është vënë një lloj i ri trupash - Forcat e Mbrojtjes Ajrore dhe Kozmike. Është përforcuar gjithashtu sistemi i paralajmërimit të hershëm të sulmeve raketore. Janë vënë në veprim stacionet e ndjekjes (radarët) në rajonin e Kaliningradit, Leningradit si dhe në jug të pjesës evropiane të Rusisë - Armavir. Kanë filluar testimet e një objekti të ngjashëm edhe në Irkutsk (Siberi). U kompletua plotësisht grupimi satelitor kozmik i sistemit të navigacionit rus GLONASS.

Shkruan Putini edhe mbi reagimin e Moskës ndaj planeve të SHBA dhe NATO-s për vendosjen e sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë. Opsioni më optimal, sipas mendimit të Kryeministrit rus, është “aftësia për të kapërcyer çdo çdo sistem të mbrojtjes antiraket dhe për të mbrojtur potencialin rus të kundërpërgjigjes”. Bashkë me këtë Vladimir Putin pranon, se në epokën e teknologjive dixhitale nevojiten ndryshime në strategjinë e sigurisë kombëtare. Një rëndësi të veçantë, sipas  mendimit të tij, marrin mundësitë e vendeve në hapësirën kozmike dhe në sferën e ballafaqimit informativ, në radhë të parë, në hapësirën kibernetike (cyberspace). Ndërsa në një perspektivë më të largët - krijimi i armëve në bazë të parimeve të reja të fizikës (rrezatimit, gjeofizik, valëve dhe gjeneve). Ndërsa për zgjidhjen e këtyre pikësynimeve shteti ka ndërmend të shfrytëzojë maksimalisht potencialin shkencor të industrisë mbrojtëse dhe asaj civile.

Analisti politik rus Aleksei Muhin mendon se me këtë artikull Vladimir Putin i drejtohet si audiencës ruse, ashtu dhe asaj të huaj:

0- Komuniteti perëndimor ndjek me vemendje shumë të përqendruar reformën ushtarake të Rusisë dhe, në fund të fundit, në bisedat private u detyrua të pranojë, se kjo reformë u realizua. Rusia arriti të dalë nga kriza e zgjatur, e cila përfshiu vendin në vitet 1990-të. Vemendja e komunitetit ndërkombëtar fokusohet, në mënyrë të veçantë, në atë kapitull ku janë përshkruar rezultatet e arritura dhe renditur komplekset e armatimeve, të cilat janë vënë aktualisht në shërbim të Forcave të Armatosura të Rusisë. Artikulli nuk ka kurrsesi për qëllim të frikësojë komunitetin perëndimor. Qëllim i tij është për të treguar se pas iniciativave të politikës së jashtme të Rusisë qëndron forca, e cila duhet të merret patjetër parasysh gjatë ndërtimit të marrëdhënieve me vendin tonë.

Roman Mamonov