Popullsia e Damaskut të dielën nuk e mbështeti grevën e përgjithshme, për të cilën bëri thirrje Këshilli Kombëtar i opozitës siriane. Aktivitetet e protestës në rrugët e lagjes perëndimore Mezzeh nuk kaluan, siç prisnin opozitarët, në rajonet e tjera të kryeqytetit. Qyteti po vazhdon të jetojë në ritmin e vet normal: funksionojnë institucionet, universitetet, shkollat, dyqanet.

0Sipas të dhënave të Agjencisë  së Lajmeve SANA, në periferitë e kryeqytetit autoriteteve iu dorëzua një grup rebelësh të armatosur që operonin aty rrotull. Përveç kësaj, formacionet e reparteve speciale qeveritare çarmatosën militantët, të cilët vepronin në disa rajone periferike të Damaskut. Policia është vënë në ndjekje të një bande plaçkitësish.