Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se mbështet për në postin e presidentit të Gjermanisë kandidaturën e aktivistit të të drejtave të njeriut Joachim Gauck.

Joachim Gauck përfaqëson për qytetarët e Gjermanisë luftëtarin e paepur të lirisë në RDGJ, disidentin që i zbuloi vendit të bashkuar arkivin e të famshmit “Stasi” - Këshillit të Sigurimit të Shtetit të Gjermanisë Lindore. Sipas sondazhit të tabloidit Bild, kandidaturën e Gauck e përkrahin 54% e qytetarëve të vendit. Christian Wulff gjatë ditëve të fundit të presidencës së vet arriti të humbasë, sipas rezultateve të sondazheve të fundit të oponionit publik, mbështetjen e rreth 84% të qytetarëve gjermanë.

0Joachim Gauck është propozuar kandidat për president që në vitin 2010. Por atëhere Merkel ia atribuoi preferencën e vet Christian Wulff, i cili dha dorëheqjen të premten.