Bashkëpunëtori i shërbimit të pavarur britanik të sigurisë humbi USB flash drive me informacion të klasifikuar sekret gjatë kohës së vizitës së vet në Indi. Për këtë njoftoi website i gazetës britanike Sun. Flash drive përmbante rezultatet e të ashtuquajturit test i stresit të centralit bërthamor në qytetin Hartlepool. Ky test u krye në kuadër të inspektimit të sistemeve të sigurisë të reaktorëve në mbarë botën pas tërmetit të 11 marsit të vitit 2011 dhe cunamit që e pasoi atë, kur u dëmtua rëndë reaktori i centralit bërthamor japonez “Fukushima-1”.

0Përveç rezultateve të inpektimit dhe testit të stresit, USB flash drive përmbante edhe kartat e hollësishme të territorit të centralit bërthamor. Sipas njoftimeve të gazetës San, bashkëpunëtori i shërbimit të pavarur britanik i shkarkoi të dhënat flash drive duke anashkalur kërkesat normale të sigurisë.