SHBA do të vendosin në bazën ushtarake Rota në Spanjë 4 shkatërrues (destroyers) të pajisur me sistemin luftarak multifunksional “Aegis”, si pjesë të sistemit të mbrojtjes evropiane antiraket. Siç saktësoi përfaqësuesi i Forcave Ushtarake Detare Paul Macapagal, dy anijet e para do të hyjnë në dezhurn luftarak në vitin 2014, kurse shkatërruesi (destroyer) i tretë dhe i katërt në vitin 2015.

0Sipas njoftimit të Pentagonit, këta shkatërrues (destroyers) do të përdoren jo vetëm për mbrojtjen antiraket të Evropës, por, në rast nevoje, mund të hidhen dhe në rajonin e Gjirit Persik e Detit Arabik.