Muzeu Arkeologjik në Olimpin e Lashtë të Greqisë u grabit të premten në mëngjes. Janë vjedhur, si të paktën, 65 artefakte të paçmuara. Sipas njoftimeve të policisë, dy burra me maska në fytyrë, pasi neutralizuan rojet, depërtuan në brendësi të muzeut, thyen vitrinat dhe përvetësuan eksponatet antike.

0Pas bërjes publike të vjedhjes cinike Ministri grek i Kulturës dhe Turizmit Pavlos Geroulanos i dorëzoi menjëherë kryeministrit të vendit deklaratën për dorëheqjen e vet dhe u nis menjëherë personalisht në Olimpin e Lashtë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e dikasterit të tij.