Shkarko audiofailin
Katër vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën, e cila e shpalli këtë krahinë serbe “të pavarur, shtet sovran dhe demokratik”.

Pavarësia e Kosovës në kohën e sotme është njohur nga më shumë se 80 shtete. Kosova është bërë anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Megjithatë autoritetet e Kosovës kanë dështuar në tentativën për marrjen e anëtarësimit në OKB. Kurse rëndimi i situatës në verën e vitit 2011 në veri të Kosovës, ku jetojnë në mënyrë kompakte rreth 100.000 serbë, kërkoi ndërhyrjen imediate nga ana e BE-së dhe forcave shumëkombëshe të KFOR-it. Ky fakt dëshmon se Kosova vazhdon të mbetet një shtet i vetëshpallur, ekzistenca e të cilit sigurohet nga donatorët ndërkombëtarë dhe ushtarakët e vendeve të NATO-s, mendon vëzhguesi i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Pjotër Iskenderov.

Mund të ndihmonte realizimin e planeve të autoriteteve të Kosovës për të fituar anëtarësimin e shumëpritur në OKB njohja e pavarësisë së saj nga ana e Serbisë dhe Rusia, e cila e mbështet atë në lidhje me çështjen e Kosovës. Megjithatë MPJ e Rusisë konfirmoi të enjten, më 16 shkurt, se “zgjidhja e problemit të Kosovës është e mundur vetëm mbi bazë të zhvillimit të negociatave të drejtpërdrejta mes palëve të interesuara gjatë respektimit rigoroz të dispozitave të Rezolutës №1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbetet bazë e njohur ndërkombëtarisht e rregullimit të problemit, e normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare”. Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, nga ana e vet, po mban premtimin e dhënë para 4 vjetësh: “vendi i tij nuk do ta njohë kurrë Deklaratën e njëanshme dhe të paligjshme të pavarësisë së Kosovës”. Kështu që, mund të thuhet, se zgjidhja e problemit të Kosovës ka hyrë aktualisht në qorrsokak, tha në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” eksperti i Institutit të Studimeve Sllave të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasiov:

- Serbia, si dhe më parë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Sa për autoritetet e Kosovës, ato po synojnë tani me të gjitha mënyrat të detyrojnë pakicën serbe, që jeton atje, për ta njohur këtë pavarësi. Në qoftë këto përpjekje do të ishin kurorëzuar me sukses, atëhere autoriteteve të Beogradit nuk do t’i mbetej gjë tjetër veçse të konstatonin faktin, se ata nuk kanë se kë të mbrojnë më në Kosovë. Por serbët e Kosovës po bëhen aktualisht një faktor gjithnjë e më aktiv në marrëdhëniet midis Beogradit, Prishtinës dhe Brukselit. Duket fare qartë se rrugëdalja nga udha pa krye duhet kërkuar në normalizimin gradual të marrëdhënieve të Serbisë dhe autoriteteve të Kosovës nëpërmjet negociatave. Por BE-ja vazhdon ende të ndjekë linjën e njëjtë të ushtrimit të presionit vetëm mbi Beogradin, gjë kjo rreptëson pozitën e serbëve të Kosovës dhe çon në rritjen e prirjeve anti-perëndimore në vetë Serbi. Ekziston edhe një rrezik tjetër kërcënues, por tashmë i planit gjeopolitik. Zhvillimi i situatës rreth Kosovës “monitorohet” me vemendje jashtëzakonisht të madhe nga përfaqësuesit e lëvizjeve separatiste në rajone të ndryshme të globit tokësor, duke përfshirë edhe vende të tilla të BE-së si Qipro, Spanja, Skocia. Nyja e koklavitur e problemeve ndëretnike është lidhur edhe në trekëndëshin Hungari-Sllovaki-Rumani. Dhe nga ajo, nëse do të jetë në gjendje Bashkimi Evropian të gjejë një zgjidhje të problemit të Kosovës, të pranueshme për të gjitha palët, do të varet edhe vetë stabiliteti në radhët e tij.

Pjotër Iskenderov