Ushtria e SHBA ka nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane ReconRobotics për blerjen e 1100 robotëve Recon Scout XT. Kjo marrëveshje u bë një nga blerjet më të mëdha njëherëshe të robotëve tokësorë në miniaturë në historinë e ushtrisë së SHBA. Vlera e kontratës është 13.9 milionë $. Përveç robotëve, ushtarakët i porositën kompanisë edhe aksesore suplementare për  Recon Scout XT për 1 milion $.

0Sipas vlerësimit të kompanisë amerikane ReconRobotics, të gjithë robotët e porositur do t’i dorëzohen ushtrisë amerikane deri në maj të vitit 2012. Roboti Recon Scout XT është i pajisur me kamerë dhe peshon 544 gram. Gjatësia e tij është vetëm 18.7 centimetra, kurse diametri i rrotave 7.6 centimetra. Trupi i robotit është bërë prej titani, gjë kjo që siguron fuqinë strukturore të tij gjatë rënies nga një lartësi prej 9.1 metra.