Ditën e premte, më 17 shkurt, ushtria siriane rifilloi zjarrin e fuqishëm me artileri mbi qytetin Homs. Dëshmitarët okularë pohojnë se ky është sulmi më i fuqishëm në dy javët e fundit. Udhëheqësi i opozitës Hadi Abdul deklaroi se i ushtrimi i dhunës nga ana e autoriteteve “ka arritur nivelin ekstrem, të paparë deri më sot”. Mbi qytet lëshohen mesatarisht 4 raketa në minutë, mbi qiellin e Homs vërehet një numër i pashembullt avionësh ushtarakë dhe avionësh zbulues.

0Në mbrëmjen e 16 shkurtit Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën, e cila dënon në mënyrë të vendosur dhunën në Siri dhe i bën thirrje Presidentit Bashar Al-Assad të japë dorëheqjen.