Helikoptermbajtëset franceze “Mistral”, të cilat po ndërtohen për Forcat Ushtarako Detare të Rusisë, do të pajisen kryesisht me armë të prodhimit rus. Në anijet e llojit të ri të Flotës Ushtarako-Detare planifikohet të vendosen nga 8 helikopterë multifunksionalë Ka-52K “Alligator” dhe nga 8 helikopterë transportues luftarakë Ka-29.

0Kontrata për ndërtimin e dy helikoptermbajtëseve “Mistral” me vlerë prej 1.2 miliardë euro u nënshkrua në qershor të vitit 2011. Këtë vit është planifikuar përfundimi i marrëveshjes për ndërtimin edhe të dy helikoptermbajtëseve të tjera. Me ndërtimin e tyre, siç pritet, do të merren Korporata e Bashkuar ruse e Ndërtimit të Anijeve dhe Shoqëria e Hapur Aksionere “Uzina Balltijsk”.