Në Rusi të premten, më 17 shkurt, ka filluar votimi para afatit për zgjedhjet presidenciale, i cili është organizuar në 37 rajone të Federatës Ruse. Të parët po i plotësojnë fletët e votimit banorët e Kamçatkës dhe Çukotkës. Këta janë rritësit e drerëve, bashkëpunëtorët e stacioneve polare, kufitarët, punonjësit e ndërmarrjeve të nxjerrjes së arit.

0Votimi para afatit për rusët, të cilët ndodhen jashtë kufijve të vendit, do të fillojë të shtunën, më 18 shkurt. Mundësia e votimit të hershëm është krijuar në 58 vende në qendrat e votimit, të cilat janë vendosur kryesisht në selitë e përfaqësive diplomatike ruse. Votimi para afatit do të vazhdojë deri në të ashtuquajturën “Dita e heshtjes” zgjedhore - 3 mars.