Kozmonautët rusë për herë të parë për këtë vit dolën në kozmos të hapur. Oleg Kononenko dhe Anton Shkaplerov zhvendosën mekanizmin e lidhjes nga kompartimenti ankorues “Pirs” në modulin e vogël kërkimoro-shkencor. Siç njoftuan në Qendrën ruse të Drejtimit të Fluturimeve në periferitë e Moskës, ky operacion është i nevojshëm për shkak se kompartimenti ankorues “Pirs” me kalimin e kohës do të largohet nga orbita. Prandaj është e domosdoshme tani që nga ai të çmontohen aparaturat e kushtueshme, të cilat do të vendosen në sipërfaqe të tjera të jashtme të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SNK).

0Më pas kozmonautët, sipas planit, do të duhet të vendosin panele suplementare mbrojtëse nga meteorët në kompantimentin e punës të modulit të shërbimit “Zvezda” (“Ylli”).