Fushata presidenciale në Rusi është në aktivitet të plotë, ajo ka arritur tashmë kulmin e vet. Mediat ruse ndjekin me vemendje të përqendruar peripecitë në skenën politike.

Gazeta “Moskovskie novosti” («Московские новости»)tregon se Lideri i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov dhe Udhëheqësi i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski vendosën të ankohen për zhvillimin e pandershëm të fushatës zgjedhore. Sipas mendimit të tyre, të cilin ata e parashkruan në një konferencë të përbashkët për shtyp, koha e eterit të drejtpërdrejtë televiziv (On Air TV) është ndarë në mënyrë të padrejtë midis kandidatëve presidencialë. Sipas llogaritjeve të PKFR, Vladimir Putinit i janë vënë në dispozicion 2/3 e kohës në On Air TV, ndërsa 1/3 e mbetur ndahet midis gjithë kandidatëve të tjerë. Gennadi Zyuganov theksoi se fushata e pandershme agjitative elektorale i bën të paligjshme dhe vetë zgjedhjet. Vladimir Zhirinovski u ankua për mediat liberale: sikur madje edhe ato gjatë ndriçimit të veprimtarisë së opozitës e përzgjedhin në mënyrë të tillë informacionin, që “ne të gjithë dalim të këqinj, kurse Putin i mirë”. Pritej që konferencës për shtyp të Gennadi Zyuganov dhe Vladimir Zhirinovski t’i bashkohej edhe Lideri i Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov, por ai preferoi të ndërmarrë udhëtimin parazgjedhor në Omsk në këtë kohë.

http://mn.ru/politics/20120215/311542679.html

Gazeta “Kommersant” («Коммерсант») në artikullin e vet “Kandidati për tërheqje” shqyrton në mënyrë të detajuar biografinë politike të Sergei Mironov, platformën e tij zgjedhore dhe fatin e partisë së tij. Mironov, kujton botimi, ka ndërmend të luftojë për qasje në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Sociologët nuk i premtojnë sukses udhëheqësit të Partisë “Rusia e Drejtë”. Ndërkohë, ekspertët e anketuar nga “Kommersant” venë në dukje se partia e tij ndodhet në rritje evidente dhe se madje as përfundimi negativ i fushatës zgjedhore nuk e kërcënon me shpërbërje atë.

http://www.kommersant.ru/doc/1873531

Kurse e ardhmja e Partisë “Rusia e Bashkuar” nuk është dhe aq rozë. Botimi “Njezavisimaja gazeta” («Независимая газета») beson se e ardhmja e kësaj strukture do të varen nga fakti, se sa masive do të jenë protestat popullore pas zgjedhjeve të 4 shkurtit. Me fjalë të tjera, në qoftë se rezultatet e zgjedhjeve do të shkaktojnë dyshime në mes të qytetarëve dhe do të çojnë, si rezultat, në mitingje të reja në shkallë të gjerë, atëhere perspektivat e Partisë “Rusia e Bashkuar” do të jenë shumë të mjegullta, të paqarta.

http://www.ng.ru/politics/2012-02-15/3_edro.html

Gazeta “Vedomosti” («Ведомости») njofton mbi planet parazgjedhore të shtabeve rajonale  të Vladimir Putin. Siç u bë e ditur për botimin, para tyre është shtruar detyra për të siguruar fitoren e tij që në raundin e parë. Por shtabet nuk planifikojnë megjithatë të rrisin në mënyrë të qenësishme mbështetjen e mjaftueshme 50% për këtë qëllim. Shtabi rajonal i Novosibirskut i ka vënë qëllim vetes plotësimin e planit deri në 52% të votave, njofton gazeta. Në shtabin e Putinit në Shën Petersburg janë mëse të bindur se për Kryeministrin do të jetë e mjaftueshme të marrë 50% të votave. Megjithatë deri atëhere ka ende plot kohë: rejtingu i Vladimir Putin në qytet varion midis 27 dhe 48 për qind. Në të njëjtën kohë Sekretari për shtyp i Kryeministrit rus Putin Dimitri Peskov konfirmon se kurrfarë udhëzimesh e plotësime planesh në lidhje me shifrat nuk ekzistojnë.

0http://www.vedomosti.ru/politics/news/1503824/pobednaya_polovina#ixzz1mQb4xR60

Natalia Kovalenko