Rezultatet e referendumit të 14-15 shkurtit në Kosovë, ku sipas rezultateve paraprake më shumë se 99.5% e votuesve deklaruan refuzimin e tyre për të njohur autoritetet e Prishtinës, janë një sinjal i qartë për bashkësinë ndërkombëtare dhe për të gjitha palët e përfshira në zgjidhjen e problemit të Kosovës, i cili nuk mund të shpërfillet kurrsesi. Për këtë deklaroi të enjten në Vjenë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov.

0“Ky është sinjal për Prishtinën, për Beogradin, ky është sinjal për të gjithë ata që synojnë të vazhdojnë angazhimin ndërkombëtar në zgjidhjen e aspekteve të shumta të këtij problemi”, - tha Sergei Lavrov.