Themis-a evropiane po vazhdon të demonstrojë humanizëm ndaj njerëzve fajtorë për krime të rënda të orientimit terrorist. Në Britaninë e Madhe u lirua nga burgu “ambasadori” i “Al-Qaeda” në Evropë Abu Qatada.

Abu Qatada ka qenë “dora e djathtë” e Osama bin Laden. Në Jordani ai është akuzuar për organizimin e shpërthimeve në hotelet e vendit, në Britaninë e Madhe ai është marrë me mbledhjen e mjeteve financiare për kryerjen e akteve terroriste. Abu Qatada është pikasur nga shërbimet speciale në mbajtje kontaktesh me militantët, të cilët kryen sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Ky nuk është aspak rasti i parë kur një terrorist lihet i lirë apo merr azil politik si rezultat i luajalitetit ndaj tij nga ana e autoriteteve evropiane. Rasti më i bujshëm nga këto ndodhi në vitin 2009. Atëhere u lirua nga burgu libiani Ali al-Megrahi, i dënuar me burgim të përjetshëm për organizimin e sulmit terrorist në bordin e Boeing-747 në vitin 1988 mbi Lokerbi, si rezultat i të cilit gjetën vdekjen 270 veta. Arsye formale për lirimin u bë sëmundja e tij e pashërueshme. Por ekspertët e lidhin këtë me politikën: Londra nuk dëshironte të prishte marrëdhëniet me Muammar Gaddafi, i cili në atë kohë ishte mik i ngushtë Perëndimit.

Kësaj here nga burgu doli një figurë jo më pak e spikatur. Dhe arsyet e lirimit të tij gjithashtu qëndrojnë në rrafshin politik, mendojnë ekspertët. Lirimi nga burgu i Abu Qatada demonstron qartë, sipas pikëpamjes së tyre, se organizatat terroriste ndërkombëtare janë de facto aleatë të Perëndimit. Sot, në veçanti - për të përmbysur regjimet në Afrikën e Veriut. Ja se çfarë tha në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” politikani dhe publicisti i njohur italian Giulietto Chiesa:

- Në Perëndim pas ngjarjeve që ndodhën në Libi po përcaktohet një raport, një ekuilibër i ri forcash. Pas të ashtuquajturit eliminim fizik të Osama bin Laden, doli se strukturat qendrore të terrorizmit, të tilla si “Al-Qaeda”, tashmë janë bërë aleate të Perëndimit. Për shembull, aktualisht në krye të strukturës ushtarake në Libi figurojnë njerëz nga “Al-Qaeda”: ekstremistët që luftuan kundër amerikanëve në Irak. Me sa duket nga të gjitha, në Siri veprojnë gjithashtu njerëz që bashkëpunojnë me organizatat perëndimore dhe marrin para prej tyre.

Duke liruar terroristët Evropa shpreson të përfitojë për veten ndofarë indulgjence, sigurie nga sulmet e reja, shprehet me bindje të plotë anëtari i Këshillit për Politikën e Mbrojtjes së Jashtme të Federatës Ruse Aleksandër Mihaillov:

- Kërcënimi terrorist nuk po i largohet Evropës. Dhe autoritetet po përpiqen tani të flirtojnë me terroristët në përpjekje për të mbrojtur vetveten nga aktet terroriste, të cilat mund të kryhen në territorin evropian për shkak të faktit se disa prej terroristëve ndodhen të ngujuar atje në burg.

0Loja e politikanëve evropianë me organizatat terroriste dhe udhëheqësit e tyre çoi në një paradoks të vërtetë: Evropa, duke u shndërruar në “bazë çlodhjeje, pushimesh” për terroristët, nuk pushoi së qeni megjithatë objektiv, nishan për ta.

Ilia Harllamov