Shpenzimet e Kinës për mbrojtjen aty nga viti 2015 do të përbëjnë 238.5 miliardë $ dhe do të tejkalojnë shumën e konsoliduar të buxhetit mbrojtës të 12 vendeve të Rajonit të Azi-Paqësorit. Të tilla janë vlerësimet e ekspertëve të botimit tekniko-ushtarak londinez “Jane’s”.

Shpenzimet për mbrojtjen të fqinjëve më të afërt të Kinës (Japonisë, Indisë, Koresë së Jugut, Australisë, Tajvanit, Singaporit, Indonezisë, Pakistanit, Tajlandës, Malajzisë, Vjetmanit dhe Zelandës së Re) në vitin 2015 do të përbëjnë 232.5 miliardë $.

Në vitin 2011 buxheti i Kinës për mbrojtjen ishte 119.8 miliardë $.

0Që nga viti 2011-2015 shpenzimet për mbrojtjen në Kinë do të rriten çdo vit me 18.75%.