Irani dhe udhëheqësit e organizatës terroriste “Al-Qaeda” kanë krijuar “marrëdhënie pune” midis tyre për organizimin dhe realizimin e sulmeve terroriste në Perëndim. Për këtë njoftoi kanali televiziv britanik “Sky News” me referim tek disa burime në shërbimin e zbulimit. Ka shumë mundësi që sulmet terroriste të ndërmerren në Evropë dhe do të jenë ato hakmarrje për vrasjen e ish liderit të “Al-Qaeda” Osama bin Laden.

Burimet e kanalit televiziv britanik njoftojnë gjithashtu, se Irani po trajnon militantët e “Al-Qaeda” për të përdorur llojet më të fundit të lëndëve eksplozive, se i siguron ata me mjete financiare dhe organizon vendstrehime për ta. Të gjitha këto janë pjesë e marrëveshjes në fuqi që nga viti 2009 dhe kanë çuar tashmë në një rritje aktive të aftësive operacionale të militantëve.

0Shërbimet speciale të inteligjencës evropiane nuk përjashtojnë mundësinë e sulmeve terroriste gjatë zhvillimit të Lojrave Olimpike në Londër. Ndoshta militantët do të përpiqen të organizojnë sulme terroriste në disa vende njëkohësisht. Por ndonjë informacion i saktë në lidhje me sulmet e ardhshme terroriste nuk është arritur të merret deri tani.