Gazeta kuvajtiane “Al-Jareeda” njofton se gjatë kohës së qëndrimit të Ministrit të Mbrojtjes së Izraelit Ehud Barak në Singapor u ndërmorr tentativa për likuidimin e tij fizik. Shërbimet e Sigurisë të Singaporit u informuan mbi përgatitjen e atentatit dhe arritën të çdëmtojnë bombën e vendosur nën automobilin e Ministrit.

Në dyshim për organizimin e atentatit janë arrestuar 3 persona. Të dyshuarit dispononin informacion të saktë në lidhje me grafikun e vizitës së Ehuk Barak. Tani po verifikohet versioni për një lidhje të mundshme të keqdashësve me Iranin.

0Ehud Barak mbërriti në Singapor më 13 shkurt për pjesëmarrje në Airshow-2012.