Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Amnesty International” deklaron, se grupime të armatosura kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë e Libisë. Sipas konfirmimeve të mbrojtësve të të drejtave të njeriut, këto grupime përbëhen nga ish-rebelët që morrën pjesë në rrëzimin e Muammar Gaddafi.

0Sipas “Amnesty International”, ata veprojnë kryesisht në perëndim të Libisë. Anëtarët e bandave përdorin torturat dhe ekzekutimet pa gjyq si dhe mbajnë nën njerëz arrest pa u paraqitur atyre aktakuzat. Qeveria e re, siç venë në dukje mbrojtësit e të drejtave të njeriut, nuk është në gjendje të parandalojë këto krime dhe të ndëshkojë fajtorët.