Rezultatet e referendumit në veri të Kosovës konfirmojnë se zgjidhja e problemit kosovar është e mundur vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta mes palëve të interesuara. Në këtë mënyrë e komentoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse zhvillimin më 14-15 shkurt, në katër komunat e banuara nga serbët në veri të Kosovës me iniciativën e drejtuesve vendorë, të referendumit mbi legjitimitetin e autoriteteve shqiptare të Kosovës.

Siç informuan në Ministri, “sipas rezultateve paraprake, më shumë se 99% e votuesve deklaruan refuzimin e tyre për të njohur autoritetet e Prishtinës, kurse pjesëmarrja në referendum ishte 75%”.

“Fakti i mbajtjes së referendumit dhe rezultatet e tij tregojnë qartë, se popullsia serbe e Kosovës nuk dëshiron të pajtohet me shpalljen e njëanshme prej autoriteteve shqiptare kosovare të pavarësisë së Kosovës, me përpjekjet e Prishtinës për të fituar kontrollin mbi komunat serbe”, - vunë në dukje në MPJ të Rusisë.

0“Edhe situata në veri të Kosovës, edhe pozita e popullsisë serbe që banon atje konfirmojnë edhe një herë tezën tonë, se zgjidhja e problemit të Kosovës është e mundur vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta mes palëve të interesuara me respektimin e rreptësishëm të dispozitave të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila mbetet bazë e njohur ndërkombëtarisht e rregullimit të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare”, - theksuan në MPJ të Rusisë.