Bullgaria i plotësoi kushtet e BE-së për hyrjen e vendit në zonën Shengen. Për këtë deklaroi Zëvendëskryeministri, Kreu i MPJ të Bullgarisë Cvetan Cvetanov në Kongresin Evropian të Policisë që u mbaj në Berlin.

Ministri i Jashtëm theksoi se Bullgaria i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurt të kufijve të vet dhe luftën kundër krimit të organizuar. Në lidhje me këtë ai kërkoi nga Brukseli përmushjen e premtimeve për përfshirjen e vendit në zonën Shengen.

0Kundër pranimit të Bullgarisë, po ashtu si dhe Rumanisë, në hapësirën Shengen dalin Holanda dhe Belgjika, të cilat mendojnë se autoritetet në Sofje dhe Bukuresht nuk e kanë aspak nën kontroll situatën me krimin dhe korrupsionin në vendet e veta. Fillimisht planifikohej që të dy shtetet të bashkoheshin me Marrëveshjen e Shengenit që 10 muaj më parë.