Presidenti francez Nicolas Sarkozy njoftoi të mërkurën mbrëma mbi synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale, raundi i parë i të cilave do të mbahet më 22 prill.

0“Po, unë jam kandidat presidencial. Unë e mora këtë vendim që disa javë më parë”, - tha Presidenti francez në edicionin e mbrëmjes të lajmeve në kanalin televiziv “TF1”, në përgjigje të pyetjes së drejtuese së emisionit. “Të mos përpiqesh të fitosh besimin e qytetarëve në një moment të tillë kaq të ndërlikuar për Francën dhe Evropën, në tërësi, do të ishte thjesht tradhti”, - shtoi Nicolas Sarkozy.