Uashingtoni nuk është aspak i impresionuar nga raportet e Iranit mbi progresin e arritur në sferën bërthamore, deklaroi Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Nuland.

Presidenti i Iranit urdhëroi të mërkurën ndërtimin e katër reaktorëve të rinj për zhvillimin e kërkimeve dhe prodhimin e radioizotopeve. Irani vuri gjithashtu në veprim 3.000 centrifuga të reja në uzinën e pasurimit të uraniumit, duke e çuar numrin e tyre total deri në 9.000.

0“Sinqerisht, ne nuk vërejmë në të gjitha këto asgjë të veçantë. Kurrfarë njoftimesh të bujshme. Ne mendojmë se këto reklama janë të projektuara kryesisht për audiencën e brendshme”- tha Victoria Nuland.