Mjekët gjermanë përfunduan ekzaminimin mjekësor të gjendjes shëndetësore të ish Kryeministres ukrainase Julia Timoshenko në kampin e burgimit, ku ndodhet aktualisht ajo, dhe tashmë u larguan nga vendi. Ata e lanë epikrizën e tyre në një zarf të mbyllur e të vulosur deri në paraqitjen e rezultateve të kontrollit mjekësor nga kolegët e tyre kanadezë, të cilët po vazhdojnë ekzaminimin.

Në përbërjen e Komisionit të pavarur mjekësor kanë hyrë dy mjekë nga Gjermania dhe tre nga Kanadaja. Në të u përfshinë gjithashtu edhe gjashtë mjekë ukrainas. Të afërmit dhe përkrahësit e Julia Timoshenkos kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur mbi përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të saj. Në të njëjtën kohë duhet thënë, se ish Kryeministrja e ka refuzuar disa herë ekzaminimin e ofruar nga ana e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

0Në tetor të vitit të kaluar Timoshenko u dënua me 7 vjet burg për abuzim të autoritetit në përfundim të kontratave të gazit me Rusinë dhe tani po kryen dënimin në kampin e burgimit të qytetit Harkov (Kharkov).