Komisioni Zgjedhor i qytetit të Moskës do të zhvillojë më 25 shkurt “provën gjenerale” të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Siç tregoi Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Moskës Valentin Gorbunov, në disa vendvotime të qytetit do të demostrohet procesi i votimit. Përfaqësuesve të medias, të partive politike dhe anëtareve të komisioneve zgjedhore do t’i demonstrojnë kutitë transparente të votimit si dhe mjetet teknike të punës që destinohen për monitorimin e procesit të votimit.

0Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen më 4 mars. Për këtë post po rivalizojnë midis tyre Kryeministri aktual Vladimir Putin, Udhëheqësi i Partisë Komuniste të Federatës Ruse (KPRF) Gennadi Zyuganov, Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë (LDPR) Vladimir Zhirinovski, Lideri i Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov dhe kandidati i vetë-promovuar Mikhail Prokhorov.