Këtë vit do të kremtohet 200-vjetori i fitores së Rusisë në Luftën Patriotike kundër Napoleonit. Kësaj date të shënuar i është përkushtuar ekspozita e hapur tani në Moskë. Ajo tregon për miqësinë-armiqësinë e dy perandorëve - Aleksandri I dhe Napoleoni I.

Historia e marrëdhënieve të ndërlikuara ndërmjet Napoleonit dhe Aleksandrit filloi në fund të shekullit XVIII, kur togeri i artilerisë Bonaparte ndërmorri përpjekjen për të hyrë në shërbim në ushtrinë ruse. Por nuk ia arriti dot qëllimit. Në rast të kundërt është vështirë madje dhe të imagjinohet se ç’rrugë do të kishte marrë zhvillimi i Evropës. Më vonë patën vend edhe traktatet e paqes, edhe betejat e përgjakshme me ushtrinë e Napoleonit në Evropë. Disfata e Prusisë, aleates së Rusisë, e cila e detyroi Aleksandrin I t’i drejtohet Napoleonit me kërkesën për vendosjen e paqes. Takimi i dy perandorëve në qershor të vitit 1807 në një trap në mes të lumit Neman. Komunikimi i drejtpërdrejtë, i gjallë 15-ditor i Perandorit rus dhe Perandorit francez në Tilsit. Meqë ra fjala, pikërisht atje dhe u miqësuan dy perandorët. Paqja e Tilsit, e lidhur ndërmjet Francës dhe Rusisë, dukej sikur do të ishte “e përjetshme”. Si një simbol i paqes dhe miqësisë së monarkëve në ekspozitë është paraqitur varësja prej bronzi: në medalionin e saj prej smalti janë pasqyruar të përqafuar fort me njëri-tjetrin Napoleoni dhe Aleksandri.

Në ekspozitë janë paraqitur kryesisht kuti duhani, kuti cigaresh, pjata, vazo, frutiera, statueta...Të gjitha eksponatet janë objekte të vogla plastike (skulptura), miniatura, sende shtëpiake. Për shembull, në Rusi gjatë shekullit XIX është prodhuar një numër i madh enësh, frutierash e pjatash me imazhet, portretet e strategëve ushtarakë dhe heronjve të Luftës Patriotike të vitit 1812, me skena betejash dhe madje riprodhime të tabllove të piktorëve të famshëm të asaj periudhe. Kuratori i ekspozitës Andrei Gillodo mendon e gjithë kjo është shumë e rëndësishme bile dhe për një temë të tillë kaq globale si luftërat Napoleoniane:

0- Të gjitha këto sende është përjetësimi i kujtesës, konfirmon kuratori, sepse artet e aplikuara, në krahasim me pikturën, skulpturën, gdhendjen, janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me njeriun. Pikërisht arti i aplikuar i ofron mundësi kësaj teme për të jetuar në kujtesën njerëzore.

Ilia Harllamov