Një banor i Provincës Sichuan të Kinës fitoi në llotari pothuajse 42 milionë $. Por zotëruesit të lumtur të këtij “çmimi” iu desh të paguajë një taksë prej gati 8 milionë $. Edhe 1.6 milionë të tjera ai i dha vullnetarisht për veprimtari bamirësie.

Emri i njeriut fatlum nuk bëhet publik, njoftohet vetëm se ai kishte një theks tipik lokal, shtat mesatar dhe një pamje që nuk bie fort në sy. Siç shkruan gazeta “Hausibu Shibao”, ai nuk pranoi të intervistohet, kurse në fotografinë që i bëri për kujtim kompania ka dalë me maskën e ariut Panda në fytyrë.

0Çmimi aktual u bë i treti për nga madhësia e vet në gjithë historinë e llotarisë kineze. Shuma rekord prej 90 milionë $ e gjeti “të zotin” e vet vitin e kaluar në Provincën Zhejiang.