SHBA-të dhe Britania e Madhe qëllimisht sabotojnë njohjen e pavarësisë së Abhazisë. Nëse nuk do të ishte presioni nga ana e tyre, vitin e fundit sovranitetin e Abhazisë do ta mbështetnin, së paku njëzetë vende të Rajonit të Azisë dhe Paqësorit.

Këtë bindje shpreh ambasadori për çështje të posaçme i MPJ-së së Abhazisë, Juris Gulbis:

- Shtete të fuqishme, si SHBA-të, Britania e Madhe, BE-ja, në tërësi, mbështesin Gjeorgjinë. Ajo kërkon kthimin e Abhazisë në përbërje të saj. Ndërsa qëndrimi i Abhazisë injorohet plotësisht, e cila ka gjithë të drejtën për t’u njohur si një vend i pavarur.

Nuk e kanë aspak të lehtë, vendet ishuj që e kanë njohur, tanimë, pavarësine e Abhazisë. Fjala është, ndër të tjera, për Naurën, Vanuatën, Tuvalën. Perëndimi, thjesht, ndërpreu financimet me rëndësi jetësore për këto vende. Në këtë mënyrë, ai jep të kuptojë për të tjerët, se çfarë do t’i presë nëse pranojnë sovranitetin e Abhazisë.

Mohimi i kësaj të fundit nga ana e vendeve perëndimore, në sfondin e lobimit aktiv të shkëputjes së Kosovës nga Serbia tregon qartë, se ku qëndron puna. Ekspertja e Qendrës së Politikave Koniunkturale, Evgenija Bojko, mendon se Uashingtoni, Londra dhe BE-ja ndjekin interesat e tyre gjeopolitike dhe e përdorin kartën gjeorgjiano-abhaze për të dobësuar autoritetin e Rusisë në arenën ndërkombëtare:

- Kur ndodh të kemi njohje të pavarësisë së Osetisë së Jugut dhe të Abhazisë nga aksh shtet, ky akt vërteton vendimin e drejtë të udhëheqjes ruse më 2008, për njohjen e sovranitetit të vendeve në fjalë. Dhe padyshim, që SHBA-të dhe BE-ja përpiqen ta marrin lojën në kthesë, që të mos lejojnë zgjerimin e numrit të vendeve të gatshme për të njohur këto dy republikat e Kaukazit, qoftë tani, apo në të ardhmen e afërt.

Gjithësesi, Juris Gulbis, shpreh bindjen, se vendet që do njohin pavarësinë e Abhazisë dhe Osetisë Jugore, do të jenë shumë më tepër, madje që këtë vit. Diplomati bëri të ditur se po zhvillohet një punë aktive në këtë drejtim.

Natalia Kovalenko