Ushtarët e njësive elitare, me mbështetjen e transportuesve të blinduar të këmbësorisë, po mësyjnë rajonin qendror Barzeh të Damaskut, njoftuan të mërkurën mediat perëndimore me referim tek fjalët e dëshmitarëve okularë.

Ushtarakët hapin zjarr me breshëri, bastisin shtëpitë dhe bëjnë arrestime.

Banorët vendas thonë se trupat janë në kërkim të opozitarëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë së Lirë siriane.

0Që nga momenti i fillimit të trazirave në Siri, ushtarakët nuk kanë zhvilluar kurrë ndonjëherë më parë operacione kaq afër qendrës së kryeqytetit, - vënë në dukje mediat.