Dita e dytë e referendumit për mosnjohjen e autoriteteve të Prishtinës po zhvillohet sot në pjesën veriore të Kosovës.

Të martën, më 14 shkurt, pjesëmarrja në votim rezultoi 48%. Rezultatet e para të referendumit do të bëhen të ditura që në mbrëmje, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen më 19 shkurt. Gjithsej në veri të Kosovës janë regjistruar 35.000 veta, të cilët gëzojnë të drejtën e votës.

Autoritetet e Prishtinës e kanë quajtur referendumin në fjalë “ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës”. Ato deklarojnë gjithashtu se pas këtyre veprimeve qëndron Beogradi zyrtar.

0Edhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç i dënoi veprimet e udhëheqjes së komunave serbe në veri të Kosovës. “Kjo iniciativë minon potencialin e shtetit tonë dhe nuk është aspak në interes të serbëve të Kosovës, - vuri në dukje ai. - Në këtë mënyrë ata distancohen nga shteti dhe nga mbrojtja e interesave legjitime të popullsisë serbe në Kosovë dhe Metohi”, - deklaroi Tadiç.