Të paktën 20 persona u lënduan të martën si rezultat i zjarrit që shpërtheu në qendër të qytetit rus Vollgograd. Ata u shtruan në spital me djegie nga 10 deri 40 për qind të sipërfaqes së trupit. Gjendja e tre prej tyre është vlerësuar nga mjekët si e rëndë.

Në mes të viktimave janë kryesisht klientët dhe personeli i lokalit. Në ndërtesën ku ndodhet kafeneja u dogj një apartament. Banorët e pallatit fatmirësisht nuk u lënduan.

0Sipas versionit paraprak, incidenti ndodhi për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit, e cila ishte destinuar për ngrohjen e lokalit. Ditët e fundit në qytet po mbajnë ngrica të mëdha, të papara, dhe për këtë arsye sipërmarrësit vendosin ngrohës suplementarë.