Akullnaja islandeze Snayfedlsyekyudl tani po vjen duke u zvogëluar në mënyrë drastike dhe po tërhiqet kaq shpejt, saqë ka shumë mundësi të zhduket plotësisht brenda disa dekadave.

Sipas të dhënave të Byrosë Meteorologjike Islandeze, ky proces po ndodh për shkak të motit jashtëzakonisht të ngrohtë të dekadës së fundit. Sipas matjeve më të fundit rezulton, se për 10 vjet akullnaja u zvogëlua me një metër gjysmë, kurse në disa vende të veçanta u “dobësua” në 30 - 40 metra.

Në fillim të shekullit të kaluar ajo ishte dy herë më e madhe. Specialistët janë mëse të bindur se akullnaja do të shkrihet plotësisht brenda disa dekadave në qoftë se klima nuk do të ndryshojë.