Ish Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong II, i cili e ka udhëhequr vendin nga viti 1994 deri në vitin 2011, iu dha pas vdekjes titulli Gjeneralisimus. Për këtë njoftoi Agjencia Telegrafike Qendrore e Koresë.

Dekreti përkatës i organeve drejtuese të Koresë së Veriut u nënshkrua të martën, më 14 shkurt. Në të vihen në dukje meritat e Kim Jong II në forcimin e aftësisë mbrojtëse të Republikës Popullore Demokratike të Koresë dhe kontributi i tij në stabilitetin dhe paqen mbarëbotërore.

0Para kësaj titulli Gjeneralisimus në Korenë e Veriut i është dhënë vetëm babait të ish Udhëheqësit Kim Jong II - Kim II Sung. Të enjten në Korenë e Veriut do të kremtohet gjerësisht 70-vjetori i ditës së lindjes së Kim Jong II. Ditëlindja e Prijësit konsiderohet si një nga festat më kryesore të vendit.