Ukraina ka ndërmend të vendosë taksa të reja mbi bazën e Forcave Ushtarake Detare të Rusisë në Sevastopol, shkruan më 15 shkurt gazeta “Kommersant” («Коммерсант»).

Tema e qëndrimit të flotës ushtarake ruse në Krime u ngrit më 14 shkurt në Nizhni Novgorod, në takimin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov me homologun e tij ukrainas Konstantin Grishenko, i cili iu kushtua 20-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike. Sipas fjalëve të burimit të gazetës “Kommersant” në delegacionin ukrainas, Kievi ka ndërmend të imponojë taksa të reja mbi objektet e bazës, të cilat nuk shfrytëzohen sipas destinacionit, ose të arrijë kthimin e tyre në pronësi të Sevastopolit.

0Përveç kësaj, Ukraina synon të vendosë tarifat doganore për disa mallra që vijnë për nevojat e flotës ruse në Sevastopol.