Ish Senatori Rick Santorum është bërë konkurrenti kryesor i ish Guvernatorit të Massachusetts Mitt Romney në luftën për të drejtën e përfaqësimit të Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Sipas rezultateve të sondazhit të porositur nga kompania televizive CNN, 34% e republikanëve dhe e zgjedhësve jo anëtarë partie ideologjikisht të afërt me ta mbështesin Santorum, ndërsa 32% - Romney. Ndërkohë që diferenca në 2% është në kuadër të gabimit statistikor.

0Megjithatë fitorjen e Mitt Romney në rivalitetin me Presidentin aktualisht veprues Barack Obama e konsiderojnë reale 55% e zgjedhësve, ndërsa fitoren e Rick Santorum vetëm 18%.