Ndryshimet gjeologjike, që ndodhën si pasojë e tërmetit të fuqishëm shkatërrimtar të 11 marsit të vitit 2011, e kanë bërë rajonin e centralit bërthamor japonez “Fukushima-1” shumë më të rrezikuar nga lëkundjet nëntokësore dhe për këtë arsye qeveria duhet të përforcojë masat për garantimin e stabilitetit sizmik në këtë rajon, thuhet në artikullin e publikuar nga një grup shkencëtarësh japonezë në revistën “Solid Earth”.

0Sipas mendimit të shkencëtarëve, të dhënat që ata kanë në dispozicion tani flasin mbi propabilitetin e lartë të tërmeteve të fuqishme në këtë rajon në një të ardhme të afërt.