SHBA nuk e shohin Rusinë në mesin e pjesëmarrësve të të ashtuquajturit Grup i miqve të Sirisë.

“Ky Grup, me sa kuptojmë ne, është projektuar për gjetjen e mënyrave për zbatimin e propozimeve të Lidhjes së Shteteve Arabe dhe sjelljen në procesin demokratik të dorëzimit të pushtetit në Siri. Ndërsa këto në fakt janë pikërisht ato pikësynime që rusët hodhën poshtë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, - deklaroi Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Victoria Nuland. Në të njëjtën kohë ajo u shpreh se nuk do të dëshironte të paraprinte zhvillimin e ngjarjeve.

0Grupi i miqve të Sirisë duhet të mblidhet më 24 shkurt në Tunizi.