Kina shprehet e gatshme për një pjesëmarrje më të madhe në zgjidhjen e krizës së borxheve në Evropë. Me një deklaratë të tillë doli Kryeministri i Këshillit Shtetëror të Kinës Wen Jiābăo pas takimit me Presidentin e Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy dhe Kryetarin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso në kuadrin e Samitit Kinë-BE që po zhvillohet sot.

0“Pala kineze tashmë është përgatitur për të aktivizuar pjesëmarrjen e vet në çështjen e zgjidhjes së krizës së borxhit në BE dhe shprehet e gatshme për të mbajtur një kontakt të ngushtë dhe për të zhvilluar një bashkëpunim aktiv me BE”, - tha Kryetari i qeverisë kineze. Kurrfarë njoftimesh në lidhje me atë, nëse janë arritur ndofarë marrëveshjesh konkrete që kanë të bëjnë me dhënien e ndihmës financiare BE-së nga ana e Kinës, tani për tani nuk janë bërë publike.