Greva pa afat e punonjësve të transportit hekurudhor ka paralizuar qarkullimin e trenave në mbarë vendin, njoftoi të martën radiostacioni shtetëror Kol Israel.

Greva, për zhvillimin e së cilës u njoftua të hënën, filloi në kundërshtim me vendimin e gjykatës që ndalon përdorimin e një forme të tillë proteste. Në lidhje me këtë Bordi drejtues i kompanisë hekurudhore izraelite ka ndërmend të aplikojë në Gjykatën e Apelit për konfliktet e punës në orët e afërta me kërkesën për të marrë një vendim për ndërprerjen e grevës.

Siç vihet në dukje, shkas për fillimin e grevës u bë pakënaqësia e punëtorëve nga vënia në shfrytëzim prej kompanisë hekurudhore të lokomotivave të reja, drejtimi i të cilave kërkon kualifikim suplementar të makinistëve dhe tranferimin e mirëmbajtjes së trenave të rinj një kompanie të jashtme.

0Greva e punonjësve të transportit hekurudhor filloi dy ditë pas mbarimit të grevës së përgjithshme katër ditore në Izrael, e cila përfundoi të dielën e kaluar me kënaqjen e të gjitha kërkesave të grevistëve.