Një tërmet i ri me magnitudë 6.2 ballë ra sot në afërsi të ishullit japonez Honshu, njoftoi Qendra kryesore Meteorologjike e vendit. Epiqendra e lëkundjeve të nëndheshme u regjistrua në Oqeanin Paqësor. Qendra Meteorologjike japoneze paralajmëron për trazim të theksuar të detit.

0Informacione për viktima apo dëmtime të mundshme nuk janë raportuar.