Izraeli i ka minuar vetë ambasadat e veta në Indi dhe në Gjeorgji në mënyrë që të hedhë hije mbi marrëdhëniet miqësore mes Iranit dhe këtyre vendeve, thuhet në një deklaratë zyrtare të lëshuar pas akuzimit të Teheranit nga ana e Izraelit për organizimin e akteve terroriste.

Zëdhënësi i MPJ të Iranit tha: “Izraeli e kreu aktin terrorist për të filluar luftën psikologjike kundër Iranit”. Ai deklaroi gjithashtu se këto veprime demonstrojnë qartë natyrën armiqësore të Izraelit.

0Të hënën, si rezultat i shpërthimit që ndodhi pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi, u plagos bashkëshortja e atasheut ushtarak të Izraelit në Indi. Në Tbilisi sulmi terrorist u arrit të parandalohet.