Sistemet e mbrojtjes kundërajrore ruse, për hir të së vërtetës, mbahen si më të mirat në botë. Një nga përpunimet më të mira në këtë fushë është edhe kompleksi raketor-zenit (KRZ) “Triumf” (S-400), sipas klasifikimi të NATO-s, SA-21 Growler.

S-400 është i destinuar për asgjësimin e të gjitha mjeteve ajorore-kozmike ofensive, bashkëkohore dhe të perspektivës: kundër avionëve zbulues; avionëve strategjikë dhe taktikë; raketave balistike taktike, operativo-taktike; raketave balistike me rreze të mesme veprimi;shenjestrave hipersonike; aparateve fluturues zhurmues; avionëve të pajisur me aparatura të radiolokacionit dhe të përpikmërisë së lartë etj.

Çdo S-400 garanton qitje të njëkohëshme me 72 raketa për 36 shënjestra. Kompleksi është i aftë që në distancë prej 400 km të asgjësojë shënjestra aerodinamike dhe shënjestra balistike taktike deri në 60 km, që fluturojnë me shpejtësi deri në 4,8 km/sek, si përshembull: raketa reaktive, aviacionin taktik dhe strategjik (përfshirë dhe avionët me teknologjinë “stells”), apo kokat bërthamore të raketave balistike. Veç kësaj, S-400 e zbulon shënjestrën ne distancë deri 600 km. Raketat mund të asgjësojnë shënjestra me fluturim deri në 5 m lartësi nga toka (për krahasim, kompleksi amerikan “Patriot” është i aftë të asgjësojë shënjestrën deri në lartësinë 60 m nga toka). Por shumë nga këto karakteristika fitohen, falë raketave të reja, me të cilat është pajiur “Triumfi”. Raketa e re zenit me veprim në distancë deri në 400 km është e destinuar për asgjësimin e shënjestrave ajorore, madje edhe kur ato janë jashtë fushës së shikimit të stacioneve tokësorë të radiolokacionit.  Ky veprim në këtë distancë të largët sigurohet falë instalimit në raketë të një koke, në parim të re dhe  me regjim autonom pune gjysëm aktiv dhe aktiv. Në rastin e fundit, raketa, pasi merr shpejtësinë sipas komandës nga toka, kalon në regjim kërkimi dhe si gjen objektivin e shënjestron dhe e godet atë në mënyrë të pavarur. Në një shtrat lëshimi të S-400 mund të instalohen deri  katër raketa të tilla.

Në përgjithësi, sipas ekspertëve, “Triumfi”, jo vetëm që nuk ka analogë në botë, por i tejkalon shumë të gjithë shembujt e një teknike të ngjashme. Tani Mbrojtja Kundërajrore ndodhet në stadin e paisjes me këto komplekse. Kurse ushtritë e vendeve të tjera mund të fillojnë të furnizohen me teknikën në fjalë, mbasi të përfundojë pajisja e plotë me “Triumf” e Mbrojtjes Kundërajrore të Rusisë.

Igor Ostanin