Komisioni Evropian përpiloi listën e vendeve më të rrezikuara nga tronditjet e trazirat ekonomike dhe sociale në BE. Në katërshen më kritike hynë Italia, Spanja, Hungaria dhe Qipro.

0Britania e Madhe, Franca, Belgjika, Bullgaria dhe Sllovenia konsiderohen si shtete të përfshira në zonën e rrezikut ekonomik. Greqia ndodhet jashtë kësaj liste meqenëse ndaj saj veprojnë programet speciale të stabilizimit të BE-së dhe FMN-së.