Gjatë udhëtimit të vet të paradokohshëm në Uashington Shefi i shërbimit të fshehtë izraelit Mossad Tamir Pardo u përpoq të kuptojë, të testojë nëse janë të gatshme SHBA për të marrë pjesë në operacionet ushtarake dhe se në ç’mënyrë do të reagojnë autoritetet amerikane në qoftë se Izraeli do të japë goditje me iniciativën e vet mbi objektet bërthamore të Iranit, shkroi të hënën gazeta “Newsweek”.

Pavarësisht nga disa dallime, SHBA dhe Izraeli kanë një mirëkuptim të nënkuptuar midis tyre, duke marrë parasysh atë fakt se Izraeli është i gatshëm të marrë mbi vete zgjidhjen e atyre detyrave, të cilat SHBA preferojnë t’i anashkalojnë, t’i shmangin. “Obama shprehet i gatshëm për kompromis dhe për zgjidhjen e çështjes së Iranit me të gjitha mënyrat e mundshme: nga prapa, nga krahët, haptazi, fshehurazi, me mjete diplomatke dhe ekonomike”, - shkruan botimi amerikan.