Qentë janë bërë audienca kryesore e klipit të reklamës që u shfaq të hënë në mbrëmje në televizionin britanik. Reklama e parë televizive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar me frekuencë të lartë zanore (më shumë se 17.000 Hz) përfshin, sipas autorëve të saj, fishkëllima, lehje, piskama dhe tingëllimin e kambanave. Frekuencat e larta nuk mund të dëgjohen nga shumica dërrmuese e njerëzve - ato janë parashikuar për qentë, dëgjimi i të cilëve është dy herë më i mprehtë se ai i njeriut.

0Para daljes në ekran reklama e ushqimit me mish Bakers u testua në 12 qen, të cilëve u shpërqendronin gjatë kësaj vemendjen me lodra të ndryshme zbavitëse. Interesin ndaj klipit, ku në rolet kryesore dalin qen simpatikë dhe çapkënë, të gjithë “shikuesit” e shprehën me tundje bishti, kurse disa të tjerë bile iu afruan ekranit për tu njohur më nga afër me ta. Studiuesit besojnë se interesi i qenve “spektatorë” ndaj klipit në fjalë do të vijë duke u rritur pas çdo shfaqje të re të tij në televizion.