Sipas njoftimit të gazetës turke “Zaman”, Turqia do të bëjë gjithçka të mundur e të pamundur me qëllim që në duart e Izraelit të mos bien të dhënat që mblidhen nga sistemi i mbrojtjes antiraket i NATO-s, i cili është stacionuar në territorin e vendit.

0Gazeta shkruan: “Turqia ka zhvilluar negociata të gjata e rraskapitëse me amerikanët për hir të ruajtjes, sigurimit të të dhënave që grumbullohen nga sistemi dhe për vetë faktin se ato nuk do të bien në duart e ish aleatit, të shndërruar tashmë në armik të saj - Izraelit”.