Në jug të Spanjës u zbuluan vizatime, të cilat vlerësohen si petroglifet më të lashta, të bëra nga dora e njeriut. Shkencëtarët i kanë gjetur ato gjatë kohës së studimit të shpellës pranë qytetit spanjoll Nerja. Në 6 vizatime të bëra me qymyr druri janë pasqyruar fokat. Siç tregoi analiza e grimcave të qymyrit, mosha “pikturave” të zbuluara në shpellë rezulton 43.5 mijë vjet.

0Më parë janë konsideruar si më të vjetrat vizatimet me moshë 32 mijë vjet, të cilat u gjetën në shpellën Chauvet në Francë. Vizatimet e zbuluara në shpellën pranë qytetit Nerja janë bërë nga neandertalët, të cilët konsiderohen si paraardhësit më të lashtë të njerëzve në Tokë.