Grupi i fundit i turistëve, të cilët u nisën jashtë shtetit nëpërmjet operatorit turistik “Lanta Tour Voyage”, më 13 shkurt u kthyen shëndosh e mirë në Rusi. Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Turizmit të Federatës Ruse në mbrëmjen e 10 shkurtit 283 klientë të “Lanta Tour Voyage” mbetën jashtë atdheut.

0Më 27 janar operatori turistik “Lanta Tour Voyage”, një nga kompanitë më të mëdha në tregun rus, u detyrua papritmas të pezullojë punën për shkak të problemeve financiare. Si rezultat, mijëra klientë, të cilët kishin prenotuar paketa turistike në këtë kompani, nuk mundën të fluturojnë dot për pushime jashtë shtetit. U lindën gjithashtu probleme edhe turistëve rusë në hotelet jashtë vendit.